S’ka fitues në derbi, baras mbyllet takimi edhe në Mitrovicë

Dy ndeshjet e fundit të javës 19-të në Superligë, Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria kanë përfunduar baras 1-1.
Në Drenas, ish kampioni i Kosovës e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e Adem Maliqit por barazoi Muamed Useini në pjesën e dytë.
Duhet theksuar që portieri Ilir Avdyli bëri një paraqitje të mrekullueshme. Feronikeli me këtë barazim është në vendin e 5-të me 24 pikë, ndërsa Gjilani i 4-ti me 30 pikë.
Ndërsa në Mitrovicë, Trepçën ’89 e shpëtoi nga disfata Adenis Shala me golin e shënuar në pjesën e dytë.
Për Arbërinë në minutën e 4-të kishte realizuar Anes Hoti.
/Indeksonline/