75 Mall Live Search
22:40 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / G T

S’ka fitues në derbin e javës në Serie A, Napoli dhe Interi ndajnë pikët

Skuadra e Interit dhe e Napolit kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbi të javës së 12-të në Serie A.

Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi McTominay për 0:1, pas një asisti nga Amir Rrahmani.

Kurse golin e barazimit e shënoi mesfushori Hakan Calhanoglu në minutën e 43’të.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzaghit e kishte një mundësi të artë për të shënuar golin e fitores, por mesfushori turk, Calhanoglu gaboi nga penalltia.

Me këtë barazim, Napoli vazhdon të jetë lider me 26 pikë, kurse Interi në pozitën e 4-të me 25 pikë./Indeksonline/

Image