S’ka fitues në “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët

Ka përfunduar ndeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat e barabarta 1:1, shkruan Indeksonline
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të lojtarit Tolaj.
Kurse goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë në minutën e 61’të nga Leutrim Kryeziu.
Me nga një pikë, dy skuadrat janë të kënaqura – me Ballkanin që shkon në kuotën e 26 pikëve në pozitën e dytë, kurse Prishtina në pozitën e 4-të me 22 pikë./Indeksonline/
