75 Mall Live Search
18:26 / E Diele, 07 Prill 2024 / G T

S’ka fitues në “Old Trafford”, Liverpooli lëshon pozitën e parë

Skuadra e Liverpoolit nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Luis Diaz, i cili kaloi “The Reds” në epërsi gjatë pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” ishin më të rrezikshëm dhe për pak minuta shënuan dy gola, me anë të Bruno Fernandes dhe Kobbie Mainoo.

Kurse golin e barazimit e shënoi Momo Salah nga pika e bardhë e penallisë.

Me këtë barazim, ekipi i Jurgen Klopp humb pozitën e parë në tabelë edhe pse me pikë të njëjta sa Arsenali (71). Në garë për titull është edhe Manchester City (70 pikë)./Indeksonline/