75 Mall Live Search
19:26 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

S’ka fitues në “Old Trafford”, Spurs dhe United ndajnë pikët

Ka përfunduar ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspur, e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2, e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Indeksonline

Tri gola u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht për 1:0 shënoi Hojlund në minutën e 3’të. Në minutën e 19’të rezultatin e barazoi Richarlison.

Kurse për epërsinë e “Djajve të Kuq” shënoi Marcus Rashford në minutën e 40’të.

Golin e barazimit e realizoi Bentancur në pjesën e dytë të takimit. Ky gol erdhi pas asistit nga Timo Werner, transferimi më i ri i Spurs gjatë afatit kalimtar.

Me këtë barazim, Spurse mbetët në pozitën e pestë me 40 pikë, kurse Manchester Unitedi shkon në kuotën e 32 pikëve në pozitën e 7-të./Indeksonline/