S’ka fitues në “Stamford Bridge”, Chelsea e mbyll vitin me barazim
Ka përfunduar edhe ndeshja në “Stamford Bridge” mes Chelseat dhe Bournemouthit.
“Blutë”, nuk arritën më shumë se një barazim 2-2, duke e mbyllur kështu bilancin për vitin 2025.
Golat për Chelsean, i shënuan Palmer dhe Enzo Fernandez, ndërsa për Bournemouthin realizuan Kluivert dhe Brooks.
Chelsea, kështu e mbyll vitin në pozitën e 5-të me 30 pikë, ndërsa Bournemouthi e 15-ta me 23 pikë./IndeksOnline/

