S’ka gjumë për serbët, tifozët e Tiranës shpërthejnë fishekzjarrët në mesnatë

Futbollistët e Cërvena Zvezdës nuk kanë pasur një natë të qetë në Tiranë.
Tifozët e klubit të Tiranës, “Fanatics” kanë shpërthyer fishekzjarrët në mesnatë për t’ua prishur gjumin futbollistëve serbë, transmeton Indeksonline.
Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” .
Në një konferencë shtyp mbrëmë, trajneri i Zvezdës, Dejan Stankoviq u shpreh së nuk janë ngacmuar apo provokuar nga shqiptarët./Indeksonline/