75 Mall Live Search
20:23 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / G T

S’ka gola në “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e javës së 12-të në Superligë.

Dy skuadrat patën raste për shënim, si në pjesën e parë – ashtu edhe në të dyten, por portat mbetën të paprekura, shkruan Indeksonline

Me nga një pikë duket se dy skuadrat janë të kënaqura, duke parë lojën e treguar në fushë.

Prishtina mbetet lider i Superligës me 26 pikë, kurse Gjilani po lufton për mbijetesë dhe tashmë shkon në kuotën e 12 pikëve në pozitën e parafundit./Indeksonline/