75 Mall Live Search
13:26 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

S’ka hajgare me Bylbyl Sokolin, këtë e ka kuptuar sot edhe Genc Hamiti

Trajneri i Ferizajit, Bylbyl Sokoli nuk e ka inkuadruar në formacion Genc Hamitin për ndeshjen ndaj Dritës.

Sokoli para ndeshjes deklaroi për Indeksonline që ka marrë këtë vendim pasi Hamiti nuk ka marrë pjesë në dy stërvitjet e fundit dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim.

Ish futbollisti i Drenicës, në pranverë ka qenë një prej futbollistëve kryesor të Ferizajit, me 3 gola të shënuar në 4 ndeshje.

Mesfushori ofenziv nuk figuron as në bankë rezervë te Ferizaji./Indeksonline/