S’ka “hajgare” me sheikë, pronarët e Manchester Cityt ia bëjnë gati 300 milionë euro Guardiolas për merkato

Manchester City sezonin tjetër pritet të jetë shumë më e fortë se në këtë sezon.
Pronarët e Manchester Cityt i kanë treguar Pep Guardiolas se i ka në dispozicion 300 milionë euro për merkaton e verës, shkruan “SPORT”, transmeton Indeksonline.
Ndër pikat kryesore se ku do të fokusohet Guardiola është mbrojtja dhe një zëvendësues për Leroy Sanen.
Deri më tani me futbollist si Ferran Torres i Valencias dhe Nelson Semedo i Barcelonës janë lidhur me një kalim tek gjiganti anglez./Indeksonline/