75 Mall Live Search
18:05 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

S’ka hajgare me UEFA-n, për një të shame dënon ashpër klubin e Crvena Zvezdas

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka shqiptuar dënimin për klubin serb, Crvena Zvezda për shkak të fyerjes që ia bën lojtarit të AC Milan, Zlatan Ibrahimoviç.

Në ndeshjen e UEFA Europa League, Ibrahimovic ishte fyer rëndë nga tifozët serb, shkruan IndeksOnline

“Ti qelb **, qelb * musliman, të fu ** në gojën tënde”, dëgjohej t’i thoshte dikush Ibrahimovicit.

UEFA ka dënuar klubin serb me 25 mijë euro dhe ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për garat europiane do t’i luajnë pa praninë e tifozëve.

Përveç kësaj, Crvena Zvezda është dënuar me 5 mijë euro për shkak të shkeljeve të rregullave anti-kovid./IndeksOnline/