75 Mall Live Search
08:01 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / G T

S’ka hajgare te Benfica, menjëherë pas humbjes ndaj Qarabag e shkarkon trajnerin

Skuadra e Benficas mbrëmë pësoi humbje të befasishme nga Qarabag me rezultatin 2:3, në ndeshjen e parë të UEFA Champions League për sezonin e ri 2025/26.

Pas humbjes, bordi i klubit nga Portugalia menjëherë mbajti mbledhje dhe shkarkoi trajnerin, Bruno Lage, shkruan Indeksonline

Humbja ndaj një ekipi si Qarabag i kushtoi me shkarkim trajnerit të njohur portugez.

49-vjeçari ishte rikthyer te Benfica në shtator të vitit të kaluar, ku e udhëhoqi klubin në 66 ndeshje zyrtare./Indeksonline/