75 Mall Live Search
22:38 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

S’ka kafe, po s’është problem – Sheshi në Prizren po “vlon” nga njerëzit

Gastronomia është e mbyllur në Kosovë, si masë kundër koronavirusit.

Por, kjo nuk po ndal qytetarë në Prizren që të frekuentojnë sheshin.

Indeksonline ka siguruar një video nga qyteti i Prizrenit, ku shihet sheshi i mbushur me njerëz.

Pamjet janë rreth orës 21:00, një orë para fillimi të orës policore.

Masat kundër koronavirusit pritet të ndryshohen nga dita e hënë, ku me gjasë pritet hapja e gastronomisë dhe heqja e orës policore./Indeksonline/