75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

S’ka krizë për Bayernin, shumë afër një superblerje

Bayern Munchen duket se nuk ka krizë të madhe financiare. Pavarësisht se ka zbritur pagat e futbollistëve, gjiganti gjerman është gati të bëj një superblerje në verë.

Dayot Upamecano (21 vjeç) pritet të jetë blerja e parë e fuqishme e Bayern në verë.

Mbrojtësi i Leipzig është i kërkuar nga shumica e skuadrave të mëdha evropiane, por që bavarezët janë më afër qëllimi, shkruan Indeksonline.

Klauzola e lojtarit në verë do të bie në 60 milionë euro, dhe është Bayern skuadra e parë që pritet ta paguaj atë.

Upamecano pritet të jetë zëvëndësues i Boateng që do të largohet në verë.

Qendërmbrojtësi është mjaft i kërkuar edhe nga Liverpool e Real Madrid, por në Gjermani thonë se Bayerni nuk do e lëshojë nga duart atë./Indeksonline/