S’ka ku shkon më keq për Mourinhon – fillojnë hetimet ndaj portugezit
Komentet e bëra nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho në një kamerë televizive pas fitores ndaj Newcastle Unitedit në fundjavë, janë duke u hetuar nga Federata e Anglisë.
Gjuha që Mourinho përdori ishte portugeze dhe kjo është interpretuar si ofenduese.
FA do t’i rishikojë pamjet dhe më pas do të marrë një përkthim zyrtar para se të vendosë për ndonjë pezullim të mundshëm, transmeton IndeksOnline.
Ende nuk ka ndonjë datë eventuale në lidhje me shqiptimin e dënimit për shefin e Man Unitedit.
Man Unitedi ishte në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë në Premier League në ndeshjen në ”Old Trafford”.
Por, në 20 minutat e fundit, skuadra shënoi tre gola për ta arritur fitoren e shumëpritur./IndeksOnline/