S’ka kuorum, Kuvendi shkon në pauzë

Për shkak të mungesës së kuorumit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kërkuar pauzë 20 minutëshe.
“Për shkak se janë vetëm 28 deputetë të pranishëm, kërkojmë që të shkojmë në një pauzë 20 minutëshe”, ka thënë ajo.
Ndryshe Kuvendi Republikës së Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve, sot për në orën 15:00 ka thirrur mblidhje të seancës të jashtëzakonshme, për të debatuar në lidhje me, siç thuhet në kërkesë e këtyre deputetëve, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve