S’ka kuorum, ndërpritet seanca për ndryshimin e amandamenteve për zgjedhjen e presidentit
Në munges të kuorumit, Kuvendi nuk ka arritur t’i votojë amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli.
Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 93 deputetë.
Pas dështimit të votimit në seancën e mbajtur pas orës 20:00 për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, Kuvendi do të mblidhet edhe në një seancë tjetër gjatë mbrëmjes.
Seanca e radhës është paraparë të mbahet në ora 22:00. /IndeksOnline/

