75 Mall Live Search
15:42 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / OSH

S’ka kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare, propozohet që diskutimi të kthehet në Kryesi

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratoj marrëveshjet ndërkombëtare, shkak mungesa e kuorumit.

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, ka propozuar që ky diskutim të kthehet në mbledhje të Kryesisë dhe të caktohet seancë që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Më parë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës kur në rend dite ishte votimi i katër marrëveshjeve ndërkombëtare.

Përderisa deputetët e AAK-së nuk ishin prezentë fare në seancë.