S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahej sot duke filluar në orën 11:00, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se mbledhja e Kryesisë është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit.
“Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim. .