S’ka kush që e bind Kanten të stërvitet, frika e tij ka arsye, i kishte vdekur vëllau!

Chelsea me shumë gjasa është duke shqyrtuar mundësinë që të lirojë nga skuadra Ngolo Kanten deri në fund të edicionit. Kjo pasi që mesfushori francez po frikësohet të stërvitet me skuadrën për shkak të koronavirusit.
Kante ka qenë në stërvitjen e të enjtes, por që më pas ka hequr dorë nga është i frikësuar për mundësinë e infektimit me koronavirus.

Kante ka patur probleme me frymëmarrje në të kaluarën ndërsa kishte humbur edhe vëllaun nga një problem shëndetësor.
Ai ka kujtime të hidhura nga sëmundjet në të kaluarën dhe se nuk po merr forcën që të stërvitet në skuadër.
Kante është i frikësuar edhe nga një studimet ku thuhet se njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi, se sa njerëzit e bardhë./Indeksonline/