75 Mall Live Search
20:31 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / Blerim

S’ka kush tjetër, UEFA zgjedh futbollistin e ndeshjes Portugali – Gjermani

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka zgjedhur futbollistin e ndeshjes Portugali – Gjermani që u mbyll me fitore të ‘Die Mannschaft’ me rezultat 2-4.

Ky çmim i shkoi futbollistit anësor, Robin Gosens, shkruan IndeksOnline

Gosens shënoi dy gola në këtë ndeshje, një iu anulua, kurse tjetri dhe i fundit për Gjermaninë qëndroi.

Kujtojmë që futbollisti 26-vjeçar luan te klubi italian, Atalanta./IndeksOnline/