10:13 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

S’ka kush tjetër, ‘Stivi’ trajneri i muajit në Skoci

Steven Gerrard është emëruar trajneri i muajit shkurt nga Federata e Futbollit të Skocisë.

Gjatë këtij muaji, ekipi i Rangersëve zhvilloi katër ndeshje në Premiershipin skocez, shkruan IndeksOnline.

Në këto takime, ekipi i legjendës angleze, Rangers, fitoi tri herë (Rangers 1-0 St Johnstone, Rangers 1-0 Klimarnock dhe Rangers 4-1 Dundee Utd) dhe barazoi një herë (Hamilton 1-1 Rangers).

Çmimin e trajnerit të muajit janar e kishte fituar trajneri i Livingstonit, David Martindale, kurse Steven Gerrardi gjatë këtij sezoni ka 4 tituj të tillë. Ato arriti t’i fitonte në muajt: gusht, tetor, nëntor dhe shkurt./IndeksOnline/