75 Mall Live Search
22:51 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / G T

S’ka lidhje gjatësia, Joao Neves realizon gol me kokë në sekondat e fundit në derbi

Skaudra e Paris Saint-Germain ka shënuar fitore 2:3 ndaj Lyonit, në ndeshjen e javës së 12-të në Ligue 1.

Ishte mesfushori, Joao Neves që shënoi gol me kokë në sekondat e fundit për t’ia siguruar tri pikë klubit të tij, shkruan Indeksonline

Edhe pse është një prej lojtarëve më të shkurtër, Neves shënoi me kokë për rezultatin 2:3.

Me fitore, PSG-ja shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e parë, kurse Lyoni mbetet në pozitën e 7-të me 20 pikë./Indeksonline/