22:37 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

S’ka lidhje pse kishte mungesa, Ibra është aty/ Milan lider i padiskutueshëm

Skuadra e AC Milanit ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim te Cagliari.

Ekipi i Stefano Piolit fitoi 2 me 0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e rëndësishme për xhiron e 18-të në Serie A, shkruan IndeksOnline.

Dy golat për ekipin ‘kuqezi’ i shënoi i rikthyeri, 39-vjeçari, Zlatan Ibrahimoviç.

Në minutën e 74’të, Milan mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Saelemaekers u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Por, kjo nuk ndikoi asgjë, pasi lideri i Seria A-së u mbajt shumë mirë deri në fund pa pranuar gol.

Me këtë fitore, Milan tani kryeson tabelën me 43 pikë, tri më shumë se vendi i dytë Inter (40). Kurse Cagliari mbetët në pozitën e 17-të me 14 pikë.

Kujtojmë që te Milan munguan shumë lojtarë, përfshi, Theo Hernandes, Ante Rebic dhe Calhanoglu./IndeksOnline/