20:23 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

S’ka marrëveshje për Himarën, banorët: Tokën do e mbrojmë me gjak

As dëgjesa e dytë me banorët e Himarës për planin urbanistik nuk u finalizua me një marrëveshje.

Banore e Himarës thanë se nuk do e lënë askënd të vazhdojë rrugën. “Do derdhim gjak atje. Atje do të rrimë ditë e natë. Nuk do lejojmë asnjë, nuk e duam projektin”, thanë ata.

Nën masa të rrepta sigurie dy ministrat e qeverisë dhe banorët e himarës qëndruan për orë të tëra në takim, por nuk kanë arritur të bien dakord.

Ministri Gjiknuri pas takimit tha se qeveria do të çojë përpara projektin dhe se do të dëmshpërblehen banorët në bazë të ligjeve shqiptare.

Por banorët vetë e kundërshtuan atë duke thënë se duan të gjithë të pajisen me çertifikatë pronësie.