S’ka marrëveshje për rinovim, Barça gjen pasardhësin e Valverdes
Kontrata e Ernesto Valverdes skadon më 30 qershor dhe deri më tani Barcelona nuk e ka diskutuar rinovimin e marrëveshjes me të.
Kështu kjo ka nxitur spekulime në lidhje me zëvendësuesin e tij – dhe njëri prej tyre vjen nga Italia.
Corriere dello Sport shkruan se Barcelona e ka përcjellur progresin e Roberto de Zerbit, një trajner i ri italian që ka filozofi të lojës sikur të katalunasve, transmeton IndeksOnline.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/61531739/1033663524.jpg.0.jpg)
Emri i De Zerbit është i njohur në La Liga sepse ai ishte një hap larg për ta marrë drejtimin e Las Palmas verën e kaluar.
Në fakt, ardhja e tij si zëvendësim për Quique Setien ishte finalizuar, por, problemet juridike me ish-skuadrën e tij, Palermon ndalën finalizimin e marrëveshjes.
Stili i De Zerbit është sikur i Barçës, por natyrisht, CV-ja e tij është më e dobët se e Valverdes./IndeksOnline/