75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / A. M.

S’ka marrëveshje për targat, konfirmohet nga Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur poshtë raportimet se në takimin e fundit me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e targave.

Në tryezën e diskutimit të organizuar nga BE-ja, ai ka thënë se në takimin e djeshëm në Bruksel ishte vetëm ai dhe Lajçaku.

“…po, në takimin në Bruksel kemi qenë vetëm unë dhe Lajçak. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel”, u shpreh ai.

Zv/kryeministri theksoi se në takim janë diskutuar elemente që kanë të bëjnë me çështjen e targave.