S’ka mbrojtje që do e ndalte këtë sulm, ja si do të dukej 11-shja startuese e PSG-së në rast se transferohet Ronaldo

Emri i Cristiano Ronaldo përsëri është lakuar edhe në këtë merkato verore.
Portugezi po përflitet se nuk është i lumtur me situatën në klubin e Juventusit dhe po e mendon largimin, transmeton Indeksonline.
Disa media tjera po raportojnë se klubi i PSG-së është i gatshëm ta sjellë në “Parkun e Princave” fituesin e 5 Topave të Artë.
Mediumi britanik “The Sun” ka publikuar një formacion se si mund të duket 11-shja e PSG-së në rast se Ronaldo transferohet.
Ajo që bije në sy është sulmi bombastik: Neymar, Ronaldo dhe Mbappe. Sigurisht që po të bëhej bashkë kjo treshe, PSG do të kishte sulmin më të frikshëm në botë./Indeksonline/
