75 Mall Live Search
19:37 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

S’ka më dyshime, Mozzik dhe Loredana ‘kapen’ së bashku midis Prishtinës

Mozzik dhe Loredana tashmë duket se janë rikthyer, por ende vazhdojnë ta mbajnë të fshehur.

Ndonëse së bashku kanë një vajzë, Hana, dyshja kohë më parë ndanë rrugët me njëri-tjetrin.

Por, prej javësh ata janë parë së bashku, si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë.

Së fundmi ata janë kapur duke drekuar me njëri-tjetrin në një nga restorantet e Prishtinës.

Në një fotografi të siguruar nga telegrafi,  dyshja shihen pranë njëri-tjetrit, duke ngjallur edhe më shumë dyshimet për një ribashkim.

Ndryshe, të dy po vazhdojnë të punojnë në projekte të re muzikore, te cilat po pëlqen nga publiku./Indeksonline/