75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundon epoka e frenit të dorës

Bazuar në hulumtimin e kryer nga tregu automobilistik online CarGurus në 32 prodhues, freni tradicional dorës është gati të zhduket kompletësisht nga përdorimi, ndërsa prodhuesit e automjeve tani janë duke u fokusuar kryesisht në frenat elektronik të parkimit.

Shifrat tregojnë se vetëm 37% e makinave të reja në shitje Mbretërinë e Bashkuar sot kanë një frenë dore tradicional, ndërsa janë vetëm dy kompani që kanë një frenim të dorës standart për cdo model në seritë e tyre – ato janë Dacia dhe Suzuki.

Në anën tjetër të spektrit janë markat si Audi, Jaguar, Land Rover, Lexus, Mercedes dhe Porsche, të cilat nuk kanë asnjë model në shitje të pajisur me frenim dore të parkimit.

A janë më të mirë frenat elektronik të parkimit?

Pak a shumë. Mënyra se si funksionon është paraqitja e një çelësi që operon një palë motorësh të vegjël, duke angazhuar frenat e pasme. Ajo kërkon shumë më pak përpjekje fizike dhe nuk ka nevojë të rregullohet si një levë tradicionale dhe poashtu të çliron hapësirën brenda kabinës, veçanërisht në qendër të konsolit. /IndeksOnline/