18:11 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

S’ka më kufizime: Daljet pa letërnjoftim nga ora 05 – 21

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia, sot ka mbajtur një konferencë për media.

Ai u është drejtuar qytetarëve të vendit tonë, derisa ka njoftuar mbi masat e reja lehtësuse në kuadër të Fazës së Dytë që nisi më 18 të këtij muaji.

Vitia njoftoi se nga dita e enjte, do të hapen objektet fetare, por edhe do të rritet lëvizja e lirë e qytetarëve, transmeton Indeksonline.

“Dje kemi pas 0 raste nga 13 marsi, hera e parë dhe ky është një sukses i përbashkët.

Janë realizu mbi 13 mijë teste sepse rreziku s’ka kalu ende do të vazhdojmë testimet. Virusi mund të ndryshojë dhe të përshtatatet. Ne fillim kishim masa më të vështira, por tani kemi fillu me fazat në normalitet.

Para një jave prezantuam Fazën e Dytë, pas diskutimeve që kemi pas javën e kalume dhe rezultateve jemi mjaftueshëm të inkuruajuar për masat e reja lehtësuese.

Sot jam me prijësit fetarë, nga kjo mund ta kuptoni se në masat lehtësuese janë për fillimin e hapjes së objekteve fetare, që do të hapen nga kjo enjte”, tha Vitia.

Sipas këtij vendimi qytetarët tashmë do të lëvizin pa kufizime apo orar. Ata do të jenë të lirë tërë ditën, nga ora 05-21.

Ndërsa, Faza e Tretë do të nis me 1 Qershor, kur pritet edhe kthimi thuajse tërësisht në normalitet./Indeksonline