75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 01 Janar 2024 / k.v

S’ka më viza/ 30 aeroplanë fluturojnë sot nga “Adem Jashari”

30 aeroplanë do të fluturojnë gjatë ditë së sotme nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të ndryshme, transmeton IndeksOnline.

Nga sot qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më nevojë për viza për të udhëtuar drejt shteteve në Evropë.

Sot nga ANP “Adem Jashari” kryeministri ka kërkuar nga qytetarët respektimin e rregullave të udhëtimit të liberalizimit.

“Kjo është një arritje për të gjithë. Sot do të udhëtojnë për në qytetin e bukur të Vjenës, 50 qytetarë që fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë informuese. Këtë të drejtë, duhet ta gëzojmë me përgjegjësi. Të respektojmë kërkesat e kriteret, sepse kështu respektojmë shtetin tonë”, ka thënë Kurti./IndeksOnline/