75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / P M

‘‘S’ka mo mu sill nëpër qytet’’, Përparim Rama: Vendparkimet monitorohen online, secili munet me pa a ka vende të lira

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se vendparkimet që janë në kryeqytet monitorohen online, kësisoj, ai ka thënë se secili mundet me e pa se a ka vende të lira apo jo, për të parkuar veturën.

Rama ka shkruar edhe se ‘’s’ka mo me u sill nëpër qytet me lyp venparkim?’’.

‘‘S’ka mo me u sill nëpër qytet me lyp venparkim?

Tashti vendparkimet monitorohen online edhe secili prej jush tashti munet me pa a ka vende t’lira a jo, n’tabelat digjitale që janë vendos n’fillim t’rrugëve!

Prishtina, përtej të zakonshmes!’’, ka shkruar Rama.