10:12 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / AR

S’ka ndalim të veturave nga Serbia, veç kontrolla të shtuara

Kryeministri Albin Kurti ka sqaruar se masat e Kosovës nëpër vendkalime kufitare me Serbinë nuk janë masa ekonomiko-tregtare por janë masa të sigurisë.

Siç thotë Kurti në konferencë, nuk ka ndalim të veturave me targa të Serbisë, por qarkullim të kufizuar dhe kontrolla të shtuara.

“Masat tona nëpër vendkalime kufitare me Serbinë nuk janë masa ekonomiko-tregtare por janë masa të sigurisë. Gjendja nuk është aspak e zakonshme dhe për neve është e qartë se agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë në rrugë ilegale e është e mundshme edhe në vendkalime kufitare prandaj si masa të sigurisë ne kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolla të shtuara deri në një vendim tjetër”, tha Kurti./Indeksonline/