75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / G T

S’ka nevojë për t’u shqetësuar, Albion Rrahmani rikthehet në stërvitje me Rapidin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, sot në mëngjes është rikthyer në stërvitje me skuadrën Rapid Bucurestit.

Rrahmani pësoi një lëndim në këmbën e tij të djathtë në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun ndaj CFR Clujit, shkruan Indeksonline

Kishte frikë se sulmuesi kosovar do të mungojë gjatë, por megjithatë ai sot me mëngjes ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij rumune.

Kujtojmë se Rrahmani e ka nisur sezonin e ri në Rumani me një gol të shënuar./Indeksonline/