75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

S’ka orë policore! Sonte duhet të qëndroni në shtëpi, luan Tottenhami me Chelsean

Sonte nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi londinez, Tottenham-Chelsea në kuadër të 1/8-së së finales me “EFL Cup”.

Skuadra e Tottenhamit, sonte do të ketë një mungesë të madhe. Koreani, Son Heung Min nuk do të luajë për shkak të një lëndimi, transmeton Indeksonline.

Nga ana tjetër, te Chelsea janë në dyshim Pulisiqi dhe Ziyechi, që me gjasë nuk do të luajnë as sot.

Chelsea ka arritur të fitonte 4 nga 5 ndeshjet e fundit kundër Tottenhamit./Indeksonline/