75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 01 Tetor 2024 / H F

S’ka paga, profili i Hekuran Muratit mbushet me komente të shumta!

Jemi thuajse në mesin e ditës e pagat e muajit shtator për punonjësit e sektorit publik ende nuk janë ekzekutuar.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi që ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Thesarit i ka skaduar mandati, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, nga komentet është vërshuar profili i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Pa pasur një adresë kyq për t’u ankuar, ose për të marrë një përgjigje konkrete, punonjësit publikë kanë pyetur shefin e kuletës së shtetit, se kur do t’i marrin pagat.

Nga ana tjetër edhe opozita ka kritikuar pushtetin për mosekzekutimin ende të pagave për shërbyesit civil.

Krahas zyrtarëve publikë, pagat s’janë ekzekutuar as për familjet me skema sociale./IndeksOnline/