75 Mall Live Search
15:37 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / G T

S’ka para për Leverkusenin, Xabi Alonso do të largohet “free”

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të këtij sezoni.

Alonso kishte kontratë me klubin gjerman, por duket se do ta ndërpresë me marrëveshje të përbashkët, shkruan Indeksonline

Kjo do të thotë se ai do të firmos me Real Madridin si “trajner i lirë”.

Klauzola e lirimit të Xabi Alonsos ishte plotë 20 milionë euro, por Real Madridi s’do të paguajë hiç asnjë cent për marrjen e tij.

Kujtojmë që Alonso do zë vendin e Carlo Ancelottit, që tashmë është zyrtarizuar si trajner i Kombëtares së Brazilit./Indeksonline/