15:41 / E Shtunë, 15 Qershor 2019

S’ka para për të blerë ngjyra, artisti shfrytëzon kafenë për art

Enoh Mlangeni nuk mund të përballojë shpenzimet për blerjen e ngjyrave për pikturim, kështu që përdor kafen në vend të tyre.

Së fundmi, 27-vjeçari ngeci në këtë formë të artit, kur ai derdhi kafe në një punim arti dhe nuk mundi të largojë njollën.

Ai është bërë viral në mediat sociale që atëherë për portretet e tij të njerëzve të famshëm, transmeton albinfo.ch.

Kafeja të jep shumë zgjidhje, mund të bëni shumë gabime derisa jeni duke punuar me të. Por ajo ju mëson diçka rreth artit që çdo shenjë është e rëndësishme kur jeni duke bërë art “, tha ai. Dashuria e Mlangenit për artin shkon përtej kafesë.

Ai ëndërron të shkojë në shkollën e artit, por nuk ka para.

“Arti për mua është jeta ime, është identiteti im, është diçka që më definon dhe të jem në gjendje të kuptojë talentin tim, kjo do të thotë shumë për mua”, tha ai.

Ndërsa pikturoi një portret të presidentit të sapozgjedhur të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, Mlangeni se ai shpreson se mandati i roi do të sjellë ndryshimin shumë të nevojshëm që kërkojnë të rinjtë.