10:40 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’ka pardon në Suharekë, një tjetër gjobitje për ndotje

Suhareka vazhdon të jetë komuna që s’po i falë qytetarët e papërgjegjshëm. 200 euro është shuma e gjobës, që ka marrë një qytetar për hedhjen e mbeturinave në Sllapuzhan.

“Është gjobitur me 200 euro, një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në hapësira publike në Sllapuzhan.

Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit.

I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në terren, e po ashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin”, shkruan kryetari Muharremaj në njoftim./Indeksonline/