75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 31 Gusht 2021 / A. M.

S’ka pardon nga Policia e Kosovës, zbatim i përpiktë i masave të Qeverisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Ministria e tij do të sigurojë që policia të rris maksimalisht kontrollet për masat e reja, anti-covid  nëpër qendra tregtare, fitnesit, gastronomisë dhe ambiente tjera të mbyllura.

Sipas tij, Policia në maksimum duhet të përkujdeset të zbatojë masat e Qeverisë dhe do t’ju përmbahet atyre masave si institucion.

“Për këtë, ne kemi angazhuar edhe IPK-në. Kam kërkuar nga ta që të inspektojnë zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës. Policia do të bëjë kontrollin e personave që janë në listë të Institutit të Shëndetit Publik”, ka thënë ai.

Më tej, ministri konfirmoi se 74%  e policëve janë të vaksionuar.

“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i pjesës së mbetur të Policisë së Kosovës. Brenda 2-3 ditësh do të bëhet vaksnimi 100% i PK-së për dozën e parë. Kemi iniciuar 2 raste për falsifikim të testeve PCR-Covid 19. Janë kontrolluar 3 agjenci dhe janë identifikuar 9 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar”, është shprehur ai. /Indeksonline/