S’ka podium për Ferrarin në Monza, Verstappen fiton Çmimin e Madh

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Monzas në garën e Formula 1.
Verstappen e nisi garën nga “pole position” dhe kështu e mbylli, shkruan Indeksonline
Në vendin e dytë u rëndit, Lando Norris, kurse vendin e fundit në podium e kapi homologu i tij, Oscas Piastri i McLarenit.
Vendin e katërt e zuri piloti i Ferrarit, Charls Leclerc dhe ky ishte një tjetër dështim i “kokëkuqes” në shtëpi (Itali)./Indeksonline/