75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 03 Shtator 2023 / AR

S’ka pritje as në Merdare, kjo është situata në të gjitha pikat kufitare

Pothuajse gjatë tërë verës Merdarja ka qenë pika kufitare më e ngarkuar.

Pritjet atje ishin 5-6 orëshe. Mirëpo tani situata është normalizuar.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, atje pritjet në hyrje janë 3-5 minuta, kurse në dalje deri në 10 minuta.

Situatë e njëjtë është edhe te Dheu i Bardhë.

Ndërsa pikat kufitare tjera janë më pak të ngarkuara./Indeksonline/