S’ka pushim për Ter Stegenin, nis menjëherë stërvitjen me Gironën
Marc-Andre Ter Stegen ka nisur aventurën e tij të re te Girona.
Portieri gjerman, erdhi në formë huazimi nga Barcelona deri në fund të sezonit, ku synon të kthejë formën e dikurshme.
Dhe Ter Stegen, nuk humbi shumë kohë, pasi që një ditë pas zyrtarizimit të tij ai filloi stërvitjen menjëherë.
Ter Stegen, këtë sezon e kaloi si i lënduar dhe në stol, pas ardhjes së Joan Garcias nga Espanyoli./IndeksOnline/

