75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

S’ka pushim, Premier Liga dhe La Liga në aksion sonte

Premier Liga dhe La Liga nuk do të kenë pushim as në këtë fundvit.

Dy ligat më të mira në botë, sonte do të kenë në program disa ndeshje, transmeton Indeksonline.

Në Premier Ligë do të jenë 5 ndeshje në aksion. Skuadra e Arsenal do të luajnë kundër Brighton në ora 19:00.

Kurse ndeshja më interesante në Premier Ligë sonte do të jetë ajo mes Manchester Unitedit dhe Wolvesit nga ora 21:00.

Premier Liga

Në La Liga do të kemi në program 4 ndeshje. Derbi i kësaj jave në La Liga do të jetë mes Seillvas dhe Villarrealit në ora 17:00.

Kurse, Barcelona sonte do të luaj kundër Eibarit nga ora 19:15. Katalunasit sonte do të jenë pa Lionel Messin./Indeksonline/

La Liga