75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / G T

S’ka pushime për yjet e Napolit, McTominay dhe Gilmour i bashkohen Skocisë për ndeshjet miqësore

Dy futbollistët kampion të Napolit, Scott McTominay dhe Billy Gilmour kanë filluar stërvitjet me Kombëtaren e Skocisë.

Scott McTominay i është bashkuar Kombëtares së Skocisë si kampion i vërtetë. Ai ishte lojtari më i mirë i Napolit, ku kjo e fundit triumfoi në Serien A, shkruan Indeksonline

Së bashku me Billy Gilmour-in, kanë refuzuar pushimet për t’iu bashkuar atdheut të tyre.

Madje, edhe pse Skocia do të luajë vetëm ndeshje miqësore gjatë këtij muaji.

Skocia fillimisht luan më gjashtë qershor ndaj Islandës dhe më pas më 9 ndaj Liechtensteinit./Indeksonline/