S’ka që e ndal Arsenalin, mposht Interin në “San Siro”
Arsenali ka arritur fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.
Ata mposhtën Interin, me rezultat 1-3 në “San Siro”, duke vazhduar dominimin në këtë garë.
Për “Topçinjtë”, është fitorja e 7-të radhazi në fazën e ligës.
Golat u realizuan nga Jesus(2 gola) dhe Gyokeres për Arsenalin, ndërsa për Interin ishte Suçiq ai që shënoi.
Arsenali, mbetet në krye të tabelës me 21 pikë, ndërsa Interi në të 9-tën me 12 pikë./IndeksOnline/

