75 Mall Live Search
14:49 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

S’ka qetësi në KQZ, Daka sërish debaton për votat e diasporës me anëtarin e VV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës. Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se priten të bëhet pranimi i kontingjentit të tretë të pakove me fletëvotimeve nga dy posta.

Ai ka thënë se vetëm më 6 shkurt dhe 8 shkurt është bërë pranimi i më shumë se 5 mijë pakove nga diaspora me fletëvotime.

Sipas tij, pakot do të jenë në mbrojtje të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Infrastrukturës, ku do të jenë edhe në mbikëqyrje të kamerave dhe më 14 shkurt, pra ditën e zgjedhjeve do të dërgohen në Qendrën e Numërimit të Votave për verifikim të fletëvotimeve.

“Aktualisht është infokosuar në tri operacione që kanë të bëjnë me arritjen e zarfeve përmes postës, furnizimin me material. Deri tani kemi arritur marrëveshje me secilën postë në të cilat kemi një procedurë të rregullt me tërheqjen e materialeve”.

“Procedura është e njëjtë për të gjitha postat e vendi ku do të mbahen të gjitha dërgesat është në Ministrinë e Infrastrukturës dhe është i siguruar mirë siç është Policia e Kosovës. Sot pritet të marrim dërgesa edhe nga dy posta të tjera. Më 6 shkurt janë pranuar 2 776 pako, me 8 shkurt 2779 pako, pro sekretariati parasheh që më 14 shkurt parasheh të barten në QNR ku do të bëhet edhe vlerësimi i pakove”.

Anëtari i KQZ-së Alim Rama nga VV-ja sërish, ka qenë i shqetësuar se pse anëtarët po i pengon procedimi i zarfeve me fletëvotime që vijnë të shtunën.

“Unë nuk e kuptoj pse ju pengon procedimi i zarfeve që vijnë të shtunën dhe të gjithë ju e keni shkelur ligjin dhe sekretariati nuk është në gjendje me na thënë sepse njerëzit nuk e dinë a janë në listë, por në këtë krim ka marrë pjesë edhe  PZAP-ja që procedon tërë kohën ankesat, por në orën 18:00 vjen e-maili që nuk i kanë marrë parasysh ankesat”.

Mirëpo për këtë ka reaguar, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ku ka thënë se nuk janë në gjyq që t’i japin shpjegime dhe arsyetime anëtarit Alim Rama.

“Afro 30 mijë vëzhgues janë akredituar nga KQZ-ja”, ka thënë drejtori i Zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim Ylli Buleshkaj.