75 Mall Live Search
16:55 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / BA

S’ka qetësi për Liverpoolin, Isak nuk do të luaj as ndaj Realit

Liverpooli ka marrë një lajm shqetësues para përballjes së madhe me Real Madridin.

Sulmuesi Alexander Isak ka munguar sërish në stërvitjen e ekipit për shkak të një lëndimi, raportoi Fabrizio Romano.

Gjendja e tij fizike mbetet e paqartë dhe ekziston mundësia që ai të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Mungesa e Isak do të ishte një goditje e madhe për trajnerin dhe skuadrën e “The Reds”, që tashmë përballen me disa probleme të tjera në formacion.