75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

S’ka racizëm, gjyqtari rumun i shpëton dënimit!?

Sipas raporteve të fundit nga gazeta rumune “PRO Sport”, UEFA-ja është afër marrjes së vendimeve për gjyqtaret nga Rumania.

Gjatë vitit 2020, në ndeshjen midis Besaksehirit dhe PSG-së ndodhi një incident i vogël, ku gjyqtari i katërt Sebasitan Coltescu u akuzua për racizëm nga lojtarët e ekipit turk, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, kështu siç raporton gazeta rumune, Coltescu dhe tre gjyqtarët e tjerë nuk do të marrin dënime, pasi UEFA-ja ende nuk ka gjetur fakte për racizëm.

Coltescu me dëshirë apo pa dëshirë, iu drejtua lojtarit të Besaksehirit me fjalën “negru”, e që në gjuhën rumune kjo fjalë i bie “i zi”.

Por, UEFA-ja gjatë hetimeve për disa muaj, ka marrë vendimin që të mos dënohen gjyqtarët./IndeksOnline/